Juve kërkon Anelka

25/01/2013 00:00

Prenotimi i Llorentes për në muajin korrik nuk zgjidh problemet aktuale në sulm për Juventusin, ndaj bardhezinjtë janë ende në kërkim të një sulmuesi në këtë merkato.

Emri që lakohet më shumë këto ditë është ai i francezit Anelka. Ish-sulmuesi i Chelsea-t aktualisht luan për Shangai Shenua, ashtu si Drogba, por shihet si një objektiv më i arritshëm në krahasim me futbollistin afrikan.

Juventus ofron 600 mijë euro për 6 muaj, plus bonuse deri në 1 milion euro në bazë të arritjeve të skuadrës dhe atyre personale të lojtarit.

Mbërritja e tij do të mbipopullonte repartin e sulmit dhe njëri mes Matrit dhe Quagliarella-s do të duhet të largohet. I pari kërkohet nga Rubin Kazan, ndërsa për të dytin është e interesuar Fiorentina.

Top Channel