Kupa e Afrikës, Gana merr kryesimin e grupit B

24/01/2013 00:00

Një gol me 11-metërsh i mesfushorit të Espanyol, Mubarak Wakaso, i dha fitoren 1-0 Ganës ndaj Malit, në ndeshjen e dytë të grupit B të Kupës së Kombeve të Afrikës.

Ganezët ishin shumë më superiorë se lojtarët nga Mali, por arritën të shënonin vetëm nëpërmjet penalltisë që Adama Tamboura shkaktoi ndaj futbollistit të Udinese, Emmanuel Badu.

Në ndeshjen tjetër të grupit B, Republika Demokratike e Kongos barazoi pa gola ndaj Nigerit.

Në këtë mënyrë, Gana merr kryesimin me 4 pikë pasi në ndeshjen e parë barazoi 2-2 me Republikën Demokratike të Kongos, ndërsa Mali ndjek në vendin e dytë me 3 pikë.

Republika Demokratike e Kongos renditet në vend të tretë në grupin B me 2 pikë dhe Nigeri është i fundit në klasifikim me vetëm 1 pikë.

Top Channel