Berlusconi: As Kaka’, as Balotelli

24/01/2013 00:00

Silvio Berlusconi ka shuar të gjitha shpresat e tifozëve të Milanit për të parë me fanellën kuqezi futbollistë si Kaka’ apo Balotelli.

“Nuk do të vijë asnjë prej tyre. Në kohë si këto që po kalojmë nuk mund të bëhen blerje të tilla. Galliani ka shpresa, por llogaritë nuk e lejojnë të veprojë ashtu siç do”, ka theksuar Berlusconi për ‘Radio2’.

Pra, janë paratë ato që frenojnë merkaton e klubit milanez. Në lidhje me Balotelli, rroga e futbollistit dhe kërkesat e larta të Manchester City e bëjnë të pamundur operacionin.

Përsa i përket Kaka’, edhe pse futbollisti është i disponueshëm për të ulur në mënyrë të ndjeshme pagën për të luajtur me kuqezinjtë, Real Madrid nuk pranon ta huazojë falas tek Milani.

 

Top Channel