Balotelli, sa shumë sinjale “kuqezi”

24/01/2013 04:10

Milan-Balotelli, një tratativë, që nuk është shuar kurrë. Pavarësisht mohimeve të vazhdueshme, si nga drejtuesit kuqezi, edhe nga agjenti i futbollistit, Raiola, tratativa për të çuar talentin italian nga City te Milan vazhdon.

Orët e fundit janë dhënë edhe sinjale të forta: Galliani ka takuar sërish Raiola-n, kompanitë angleze të basteve kanë ulur koefiçentin e një kalimi të mundshëm në 1,57, ndërsa vet lojtari ka lënë shtëpinë e tij në Angli.

Vazhdojnë kështu përpjekjet e kuqezinjve, për të risjellë në Milano “Supermario”-n. Ndërkohë, sulmuesi i Manchester City-t, sipas “The Guardian”, ka telefonuar agjencinë imobiliare, duke i njoftuar largimin dhe boshatisjen e vilës për një qiramarrës tjetër. Pikërisht sepse Balotelli tashmë ka nisur të kërkojë një shtëpi në Milano.

Galliani po provon gjithçka dhe gjatë së mërkurës ka takuar Mino Raiola-n, për të studiuar situatën dhe, pavarësisht mohimeve (Mario është lojtar i City-t, por ka kohë deri më 31 janar), agjenti shpresoj ta largojë nga Manchester, ku po gjen shumë pak hapësira dhe ku marrëdhëniet me trajnerin janë prishur, pas zënkave të shumta.

Sinjali i fundit pozitiv vjen nga bastvënësit anglezë, që nga e marta deri të mërkurën e kanë ulur kuotën nga 1,8 deri në 1,57 për largimin e tij nga City.

Top Channel