Australian Open,eleminohet Sharapova

24/01/2013 00:00

Tenistja kineze Li Na ka eliminuar Maria Sharapovën nga Australian Open
pas dy setesh me rezultatin 6-2 6-2, duke kaluar kështu në finalen e saj
të dytë në karrierë në Melburn Park.

Li Na ka humbur në finalen e vitit 2011 të këtij slemi me belgen Kim Klajsters, ndërkohë që në finalen e këtij viti do të luajë me kampionen në fuqi, Viktoria Azarenka.

Në gjysmëfinalen tjetër bjellrusja Azarenka arriti të kalojë amerikanen Sloan Stefens. Azarenka pati një problem në gju në këtë ndeshje dhe u detyrua të kërkonte një pushim mjeksor. Me rikthimin në lojë, ajo arriti ta fitojë lehtësisht ndeshjen duke eliminuar 19-vjeçaren amerikane me rezultatin 6-1, 6-4.

Top Channel