Reali, 500 mijë euro shpërblim për Champions

23/01/2013 11:10

Florentino Perez, presidenti i Realit të Madridit, i ofroi secilit prej futbollistëve një shpërblim prej 500 mijë eurosh, në rast të fitimit të Champions League.

Një sukses i mundshëm, i cili mungon prej 11 vitesh, do të ishte i dhjeti në historinë e klubit më të suksesshëm në kompeticionin elitar europian.

Deklarata e presidentit u bë gjatë një takimi me drejtues të tjerë të klubit dhe futbollistë, ditën e mërkurë.

Një vit më parë, kur Reali u eliminua në gjysmëfinalet e Champions League nga Bajerni i Mynihut, shpërblimi për një sukses të mundshëm ishte prej 360 mijë eurosh për secilin futbollist.

Me Barcelonën 15 pikë përpara në kampionat, rritja drastike e shpërblimit për suksesin në Champions është një tregues i qartë se Realit i mbetet vetëm të Europa si objektiv madhor për këtë sezon.

Top Channel