Mourinho: Kampionati, i pamundur

23/01/2013 15:15

Jose Mourinho është rikthyer të prononcohet për mediat dhe e ka bërë këtë për francezen ‘RMC Sport’. Tekniku i Realit analizoi aktualitetin e skuadrës që drejton.

Objektivat sezonalë – Kampionati është i pamundur sepse kemi një diferencë të madhe me kreun (15 pikë). Duhet të përqendrohemi në objektiva të tjerë si Kupa dhe Champions, por nuk duhet të fiksohemi pas tyre sepse nuk do të jetë gjë e mirë. Duhet të jemi të qetë dhe të japim maksimumin.

Polemikat – Cdo ditë mediat publikojnë ndonjë polemikë që ka lidhje me mua dhe asgjë nuk është e vërtetë. Unë bëj punën time dhe pres i qetë rezultatet në fund të sezonit.

PSG – Kanë një trajner të madh (Carlo Ancelotti) dhe të gjitha mundësitë për të pasur sukses. Europa duhet të ketë një qytet si Parisi në majën e futbollit dhe mendoj se projekti që kanë nisur do e bëjë të mundur këtë gjë.

Top Channel