Kupat, Roma mund Interin 2-1. Valencia-Real 1-1

23/01/2013 23:55

3 ditë pas barazimit në kampionat, Roma ka arritur të mundë 2-1 Interin, në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Italisë.

Skuadra e Zeman-it bëri një pjesë të parë perfekte, ku dhe shënoi dy gola me Florenzi-n dhe Destro-n. Në momentin më të mirë të tyre, skuadra e Interit shënoi gol me Palasion, një gol ky, që ndoshta do ta ndihmojë shumë ekipin e Stamaçonit në ndeshjen e kthimit, që do të luhet me 17 prill në ‘San Siro”.

Në Spanjë, edhe pse e mbylli ndeshjen me 9 lojtarë, Real Madrid barazoi 1-1 me Valencian në “Mestaja”, por falë fitores 2-0 të një jave më parë arriti të kualifikohej për në gjysmëfinalet e Kupës së Mbretit.

Madrilenët e drejtuar nga Mourinjo shënuan në fundin e pjesës së parë, me Benzema-në, ndërkohë që në fillimin e së dytës Koentrao u ndëshkua me të kuq, duke lënë skuadrën me 10 lojtarë.

Duke përfituar nga epërsia numerike, Valencia barazoi shumë shpejt rezultatin, por nuk mundi të shënojë gola të tjerë, duke i dhënë lamtumirën këtij kompeticioni.

Top Channel