Gjyqtari pengon futbollistin

23/01/2013 00:00

Si kampionati rus, ashtu dhe ai ukrainas janë me pushime, por për të mos “harruar” futbollin, skuadrat e këtyre kampionateve po organizojnë disa miqësore që do të ndihmojnë për të qendruar në formë, vecanërisht skuadrat që luajnë në kupat e Europës.

Një miqësore ishte ajo mes Shakhtarit të Donetskut dhe Zenitit të Shën Peterburgut, e zhvilluar në Dubai. Ndeshje të tilla janë test për lojtarët dhe mundësi për trajnerët që të provojnë skema dhe emra të rinj.

Por më shumë se sa futbollistët, protagonist i takimit u shndërrua gjyqtari i takimit, Bader Abdullah. Në një moment një futbollist i Zenitit ishte duke avancuar rrezikshëm drejt zonës së kundërshtarëve. Avancimi i tij u pengua cuditërisht (në mënyrë të pavullnetëshme) nga arbitri. Gjyqtari Abdullah rrëshqet dhe pengon futbollistin e skuadrës ruse dhe topi përfundon në këmbët e lojtarëve ukrainas.

Për të korigjuar gabimin, gjyqtari fërshëllen dhe rivendos në lojë një top të diskutueshëm.

Sa për informacion, Shakhtari i Luceskut fitoi takimin me rezultatin 3-1 ndaj skuadrës së drejtuar nga trajneri italian, Spalleti.

 

Top Channel