Federer kalon në gjysmëfinale

23/01/2013 00:00

Roger Federer vuajti shumë ndaj Jo Wilfred Tsonga në çerekfinalet e Australian Open dhe arriti të fitonte me vështirësi 7-6, 4-6, 7-6, 3-6 dhe 6-3.

Tenisti zviceran, numri 2 i Botës, shërbeu mjaft mirë në tie-break-un e dy seteve që fitoi 7-6, ndërsa në setin final francezi Tsonga u shfaq i lodhur.

Roger Federer do të ndeshet në gjysmëfinalet e Grand Slam-it të parë të sezonit me britanikun Andy Murray, i cili mundi në çerekfinale francezin Jeremy Chary me rezultatin 6-4, 6-1 dhe 6-2.

Top Channel