
Përdorimi zyrtar i gjuhës shqipe edhe një herë ka përplasur deputetët shqiptar. Ziadin Sela nga PDSH-ja opozitare, akuzoi partinë e Ali Ahmetit, se po nëncmon gjuhën shqipe dhe nuk po zbaton as atë ligj të cunguar për gjuhët që ka sjellë vetë.
PDSH protestoi edhe kundër dublimit të fjalimeve të deputetëve shqiptarë në gjuhën maqedonase gjatë transmemtimit në kanalin kuvendor.
“Ky problem duhet të gjejë zgjidhje, sic duhet të gjejnë zgjidhje shumë probleme tjera. Pjesa tjetër e ligjit të gjuhës shqipe do rregullohet kur ne do të marrim pushtetin, tani pres nga ju që të respektoni ato ligje që janë sjellë këtu nga ju dhe që e kanë poshtëruar këtë gjuhë”, deklaroi Ziadin Sela, deputet i PDSH-së.
Por deputetja e BDI-së Ermira Mehmeti, i ka quajtur të pabaza akuzat e PDSH-së. Sipas saj është absudre të akuzohet një subject shqiptarë për moszbatimin e gjuhës shqipe.
“Ne angazhohemi që në mënyrë institucionale përmes dialogut të realizojmë kërkesat dhe nevojat e komunitetit shqiptar përsa i përket përdorimit të gjuhës shqipe. Në instancë të fundit opinion e di shumë mirë se cdo avancim i përdorimit të gjuhës shqipe ka ndodh dhe është meritë e qeverisjes së BDI-së. Ne e kemi sjellë procesin deri këtu dhe jam e bindur se këtë proces do e cojmë përpara”, reagoi Ermira Mehmeti, deputete e BDI-së.
Për disa muaj me radhë Partia Demokratike Shqiptare po kërkon që fjalimet e deputetëve shqiptarë të transmetohen në mënyrë origjinale në kanalin televiziv të Kuvendit dhe të mos dublohen në gjuhën maqedonase.
Top Channel