Gervinho i jep fitoren Bregut të Fildishtë

22/01/2013 00:00

Një gol i Gervinho në minutën e 88 i dha fitoren 2-1 Bregut të Fildishtë përballë Togos, skuadër që rezistoi deri në fund ndaj një skuadre superiore në letër.

Ekipi i udhëhequr nga Didier Drogba e nisi mirë takimin pasi në minutën e tetë Yaya Toure shënoi golin e avantazhit dhe pak çaste më vonë do godiste shtyllën, por Togo barazoi para pushimit mes pjesëve me anë të Ayite.

Në fillim të pjesës së dytë, Emmanuel Adebayor, i cili vendosi të rikthehej në kombëtare për Kupën e Afrikës, pati rastin të shënonte golin e dytë për Togon, por portieri Agassa u përgjigj mirë duke ruajtur portën e paprekur.

Goli i Gervinho në fund të ndeshjes i dha Bregut të Fildishtë tre pikë jo të merituara plotësisht.

Në ndeshjen tjetër të grupit D, Tunizia mposhti Algjerinë me rezultatin e ngushtë 1-0. Goli i fitores u shënua në minutën e 90 nga Sakni.

Top Channel