Edgar Çani tek Katania

22/01/2013 00:00

Edgar Çani është shqiptari i radhës që i bashkohet kampionatit italian. Sulmuesi shtatlartë i kombëtares shqiptare, ka nënshkruar një kontratë me sicilianët e Katanias.

Zyrtarizimi i blerjes është kryer të martën në orë 15:00. Çani do të mbajë mbi supe numrin 32. Në njoftimin e klubit italian thuhet se problem për aktivizimin e menjëhershëm të tij mbetet vetëm marrja e autorizimit nga FIFA, pas ndarjes jo të mirë të lojtarit me skuadrën polake, Polonia Varshav.

Shqiptari ka nënshkruar një kontratë 3-vjeçare me siçilianët që janë eksperienca e tretë e tij në kampionatin italian pas asaj me Palermon dhe Peskarën.

Top Channel