Qeveria shpenzon çdo vit 160 milionë dollarë për ndihmë ekonomike për familjet e varfëra.
Nëse një pjesë e këtyre parave do të jepeshin në formën e mikrokredive, të varfërit do të ndihmoheshin, duke u punësuar dhe duke dalë nga skema e varfërisë.
Ky është argumenti për biznesin social, që ka sugjeruar edhe këtu në Shqipëri fituesi i çmimit Nobel për luftën ndaj varfërisë, Muhammad Yunus, i cili ishte i pranishëm në Tiranë, në konferencën kombëtare për biznesin social.
Ndërkohë, në mbrëmje, senati akademik i Universitetit Europian të Tiranës i dorëzoi nobelistit Yunus, titullin “Doktor “Honoris Cauza”. Ky titull iu dorëzua me motivacionin për kontributin e tij të veçantë për biznesin social dhe themelimin e institucionit të mikrokredisë.
Zoti Yunus është personaliteti i katërt, që vlerësohet me këtë titull nga ky universitet, pas Behgjet Pacollit, Fatos Nanos dhe Dritëro Agollit.
Top Channel