Banka e Japonisë kundër inflacionit

22/01/2013 00:00

Banka e Japonisë ka rënë dakord për të rritur përpjekjet në mënyrë që të
dyfishojë reduktimin e inflacionit në 2 për qind dhe për të lehtësuar
politikën monetare, kërkesa këto të bëra nga qeveria e re japoneze.

Banka qendrore e Japonisë ka mbrojtur pavarësinë e saj dhe ekziston frika se ajo mund t’i bëjë ballë thirrjeve të kryeministrit Shinzo Abe që të bëjë më shumë për të ndihmuar rritjen ekonomike.

Por BJ ka shkuar më tej nga sa parashikonin shumë analistë, duke ofruar blerje të aseteve duke filluar nga viti 2014. Masat e kësaj banke parashikojnë gjithashtu injektimin e miliarda jenëve në ekonominë japoneze.

Disa ekonomistë pretendojnë se kjo lëvizje ka dënuar përpjekjet e qeverive të mëparshme për të ushqyer rritjen, pasi ka errësuar rolin e konsumatorëve dhe kompanive, duke i bërë ata pesimistë për të ardhmen, për shkak të rritjes së shpenzimeve.

Ekonomistët deklarojnë se rënia e inflacionit inkurajon njerëzit të rrisin shpenzimet kundrejt pritshmërive për rënien e çmimeve. Gjithashtu, shprehen ekspertët, kjo lëvizje e bënë më të vështirë për huamarrësit, në këtë rast bizneset japoneze, për të fituar të ardhura të mjatueshme për të shlyer borxhet.

Si pasojë, e tërë ekonomia ngec në një “kurth likuiditeti” të çmimeve të ulëta dhe shpenzimeve të kufizuara. Në fushatën e tij elektorale, kryeministri Shinzo Abe ka argumentuar se Japonia duhet të lëvizë me shpejtësi për të frenuar inflacionin.  

Top Channel

DIGITALB DIGITALB