Zyrtare, Snejder kalon tek Galatasaray

21/01/2013 00:00

Tashmë është zyrtare: Wesley Snejder do të jetë lojtari i ri i Galatasaray. Mesfushori hollandez do të kalojë provat mjekësore të hënën dhe do të nënshkruajë kontratën prej tre vitesh me klubin e famshëm turk.

Organizatori do të fitojë 3.5 milionë euro në sezon, ndërsa Interi do të përfitojë nga shitja e Snejder vetëm 7.5 milionë euro.

Në këtë mënyrë, hollandezi do i bashkohet skuadrës e cila në gjirin e saj ka lojtarë si Eboue, Muslera, Riera, Ujfalusi dhe Elmander, të cilët kanë luajtur më parë me skuadra të mëdha në Europë.

Në televizionin e klubit turk, Sndejder shprehet shumë entuziast për aventurën e tij të re: “Po jetoj një ëndërr. Ndihem mirë, por duhet të mësoj turqisht. Jam i lumtur që ndodhem në Turqi. Dua të jap më të mirën time. Mezi pres të takohem me tifozët e mrekullueshëm turq.”

Top Channel