Barcelona ndjek mbrojtësin Marquinhos

21/01/2013 14:50

Barcelona po mendon të rinovojë mbrojtjen në kuadër të sezonit të ardhshëm. Një nga lojtarët që i interesojnë më shumë drejtuesve të klubit katalanas është Marquinhos, mbrojtësi 18-vjeçar i Romës.

Sipas ‘Corriere dello Sport’, Roma kërkon të blindojë talentin e saj në mënyrë që të mos largohet para kohe dhe duke marrë parasysh se futbollisti brazilian i blerë nga Corinthias u ndoq nga vëzhguesit e Barcelonës në ndeshjen e Kupës së Italisë Fiorentina-Roma, e luajtur mesjavën e kaluar.

Katalanasit kanë vënë në qendër të vëmendjes prapavijën për merkaton e verës pasi në këtë repart janë të paktë në numër dhe elementë si kapiteni Carles Puyol kanë shumë vite mbi shpatulla.

Top Channel