Australian Open, kalojnë Federer e Murray

21/01/2013 20:20

Tenisti më i suksesshëm i të gjitha kohërave, Roger Federer, mposhti kanadezo-malazezin Raoniç, duke u kualifikuar për herë të 30 radhazi në çerekfinalet e një Grand Slemi.

Për numrin dy në botë, ky ishte suksesi i 251 radhazi dhe për herë të fundit, ai është eliminuar në një raund të mëparshëm në “Roland Garros”-in e vitit 2004, nga braziliani Gustavo Kuerten.

Federer, i cili në rundet e mëparshme ka eliminuar francezin Paire, rusin Davydenko dhe australianin Tomiç, fitoi ndeshjen e tij në tre sete, 6-4, 7-6, 6-2.

Në çerekfinale, Federer do të përballet me një tjetër francez, Tsonga, që u kualikua në të njëjtën dikë duke mposhtur rivalin Gasquet.

Gjithashtu të hënën, britaniku Murray siguroi edhe ai avancimin e tij midis tetë më të mirëve, me një fitore të thjeshtë, 6-3, 6-1, 6-3, përballë Gilles Simon.

Top Channel