Algjeri, numri i të huajve të vrarë shkon në 48

21/01/2013 00:00

Të paktën 48 janë pengjet që mendohet të jenë vrarë gjatë rrethimit katër ditor të kompleksit algjerian të gazit, In Amena.

Bilanci i vdekjeve ne radhet e personave te rrembyer nga militantet eshte rritur ndjeshem me raportet se te 28 trupat e pajete te gjetur te djelen, ishin te gjithe te personave te marre peng. Fillimisht u mendua se kufomat i perkisnin rrembyesve. Ne keto momente, kerkimet ne impiant vazhdojne perderisa jane edhe 20 pengje te tjere per te cilet nuk dihet asgje.

Pese pengmarres u arrestuan nje dite me pare. Autoritetet algjeriane paten deklaruar te shtunen se te 32 rrembyesit ishin vrare ne luftime, por personi qe mendohet se ka organizuar sulmin, Mokhtar Belmokhtar, permend 40 vete si pjesemarres ne aksion.

Rrethimi perfundoi dy dite me pare, kur trupat algjeriane mesyne kompleksin pas njoftimeve se militantet kishin nisur te ekzekutonin te huajt e marre peng. Lideret perendimore e denuan ashper sulmin, qe ministri francez i Mbrojtjes Jean-Yves Le Drian e pershkroi si “akt lufte”.

Kompleksi pergjegjes per nje te dhjeten e prodhimit total te gazit ne Algjeri, pritet te rinise punen te marten. Autoritetet vendase premtojne shtim te forcave te sigurise perreth impiantit, por kembengulen te tregojne se eshte jashte cdo diskutimi qe trupat e huaja te marrin ne dore menaxhimin e sigurise ne komplekset algjeriane te gazit e naftes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB