Supersfida Roma-Inter mbyllet 1-1

20/01/2013 00:00

Nuk shkon më shumë se një barazim 1-1, ndeshja mes Romës dhe Interit, e vlefshme për javën e 21-të të Serisë A. Ishte minuta e 22-të, kur Toti zhbllokon ndeshjen me një 11-metërsh.

Për asnjë moment nuk është dorëzuar edhe Interi, që sulmon në kërkim të golit të barazimit. Livaja godet shtyllën në pjesën e brendshme, por Gojgocea dhe Roma janë me fat. Gjithsesi në mbyllje të 45 minutave Guarin bën gjithcka shumë mirë, deri në shërbimin me një asist për Palasion, i cili con skuadrat në dhomat e zhveshjeve në barazim 1-1.

Edhe në pjesën e dytë, të dyja skuadrat mbajtën të njëjtin ritëm të barabartë, pa ndryshuar shifrat e takimit. Milani i rikthehet fitores, pasi ka mundur në “San Siro” Bolonjën me rezultatin 2-1.

Golat për kuqezininjtë i shënoi Pacini në pjesën e dytë, ndërkohë që Mekses është autori i autogolit, që ngushtoi fitoren e kuqezinjve në 2-1. Pas hapit fals të Lacios, edhe Napoli ka barazuar në këtë javë me Fiorentinën 1-1, duke parë Juvnetusin t’i largohet me 5 pikë. Skuadra “vjolë” zhbllokon në minutën e 33-të, pas një gabimi amatoresk të De Sanktis.

Megjithatë skuadra e Maxarrin gjen golin e barazimit në mionutën e 42-të me të përhershmin Kavani.

Top Channel