Gazeta elektronike “uneflas.al”, projekt i fondacionit “Dritan Hoxha”, ka trajtuar disa tema te ndjeshme sociale te qytetareve qe nuk kane mundesi te perballen dhe te gjejne te drejtat e tyre.
Ne, sot po iu sjellim historine e dy familjeve qe jetojne ne kushte skandaloze ne nje bodrum dhe qe asnje nga projektet e pushtetit vendor per te pastrehet nuk i ka ndihmuar.
Pak metra larg stadiumit Dinamo, mu në qendër të Tiranës, dy familje jetojnë prej 20 vitesh në bodrumet e një pallati të vjetër, në mjerim, pa ndihmë dhe jashtë vëmendjes së shtetit.
Vergjinush Xhaja dhe Dylbere Bastriu, i lidh të dyja një fat, një histori, të rrisin fëmijët në këto ambiente me lagështirë, ku era e keqe të shkatërron mushkëritë dalëngadalë cdo ditë.
Me një tufë letrash në duar, të dyja gratë tregojnë se prej 20 vitesh trokasin në dyert e Bashkisë së Tiranës e minibashkisë nr.5 për të gjetur një zgjidhje për strehim,
por përgjigja deri më tani ka qenë, dyer të përplasura në fytyrë.
”Më thonë bëj dokumentat se do të merrni shpi nga viti 2002 dhe deri tani se di sa herë kam bërë dokumenta. Na kanë thënë prit kur të mblidhet Këshilli Bashkiak, kaloni herë pas here dhe kur pyesim, jo është mbledhur jo se është mbledhur. Bëra dokumenta për kredi, më thanë që më mungonin disa.I bëra për së dyti dhe më thanë që i ke tepër dhe herën e tretë nuk më kthyen përgjigje fare”, rrëfen kalvarin e saj të vuajtjeve, zonja Xhaja.
”Jetoj me 70 mijë lekëshin që na ka lënë burri. Me ata mbaj kalamajtë. Kredia nga banka nuk aprovohet, nuk na japin shtëpi. Kur bie shi, dalim të gjithë jashtë se çfarë bie jashtë futet brenda”, thotë bashkëvuajtësja Dylbere Bastriu.
Nushi ka 2 fëmijë, më i madhi 27 vjeç dhe Landi 15, ky i fundit vuan nga një sëmundje e rrallë e mosrritjes së kockës.
Ajo punon pastruese në shkollën 9-vjeçare “Edith Durham” dhe familja e saj dy djemtë dhe burri jetojnë vetëm me pagën e saj 22 mijë lekë në muaj.
Ndërsa dylberja është kryefamiljare, nënë e 4 fëmijëve dhe e sëmurë.
Ajo jeton vetëm me pensionin e saj si invalide dhe të bashkëshortit i cili ka vdekur disa vite më parë.
Deri më sot askush nga pushteti vendor nuk i ka vizituar këto familje për të parë kushtet në të cilat jetojnë, ndaj ata i kanë hequr shpresat se do të gjendet një zgjidhje për ta.
Top Channel