Trezeguet dërgon në burg fotografin Corona

18/01/2013 20:00

Nje gjykate italiane dënoi ne shkallen e dyte me shtatë vjet heqje lirie fotografin Fabrizio Corona, për zhvatje ndaj futbollistit David Trezeguet.

Dëshmia e sulmuesit francez ishte vendimtare në burgosjen e fotografit, i njohur për mediat rozë për shkak të një marrëdhënie të shkuar me “show-girl” e televizioneve italiane, Belen Rodriguez.

Në procesin e parë ndaj Coronës, gjykata vlerësoi se ai ishte fajtor për kërkimin e 25 mijë euro ndaj ish-sulmuesit të Juventusit, për të mos publikuar disa foto “të sikletshme” për të.

Në rigjykimin në apel, gjykata vendosi që të konfirmojë dënimin e shkallës së parë, me tre vjet e katër muaj heqje lirie. Për shkak të disa precedentëve dhe të një dënimi të mëparshëm me kusht, dënimi i fotografit rritet me shtatë vjet heqje lirie.


Foto: Fabrizio Corona, i njohur per mediat roze per shkak te nje lidhje me “show-girl” Belen Rodriguez, duhet te kaloje shtate vitet e ardhshme te jetes se tij pas hekurave

David Trezeguet u fotografua prej Coronës në një moment intim me një grua, e cila nuk ishte bashkëshortja e tij dhe për të shmangur rrjedhoja që do të kishte publikimi në jetën e tij private, francezi pranoi kërkesën e “paparacit”, duke i paguar 25 mijë euro.

Top Channel