Sneijder, në garë edhe Liverpool

18/01/2013 03:30

Ëndrra e Sneijder është Premier League, nga ku mësohet se Liverpool ka nisur të lëvizë.

“The Reds” janë gati të barazojnë ofertën e Galatasaray-t, që i ka ofruar 10 milionë euro Inter-it.

Holandezi pëlqehet shumë nga trajneri Brendan Rodgers, i cili ka menduar për një kontratë me pak më shumë se 5 milionë euro në vit, shumë kjo, e cila kalon edhe fitimet aktuale të fantazistit të zikaltërve.

Në orët e ardhshme, skuadra nga “Anfield Road” do të bëjë zyrtare ofertën drejt ekipit të Milanos.

Ndërkohë, në Turqi vazhdojnë të presin përgjigjen pozitive të Wesley-t. Një “po”, që mund të mos vijë kurrë, për shkak të interesimit të anglezëve.

Sneijder dhe gruaja e tij Yolanthe nuk e kanë fshehur kurrë dëshirën për të kaluar në Angli, pasi Premier League të tërheq më shumë se sa liga turke.

Oferta e Liverpool është interesante, praktikisht e barabartë me atë të Galatasaray-t, kështu që pritet një “happy end”, edhe pse vet lojtari ka deklaruar se “nuk është çështje parash”.

Top Channel