Primera Division, bie niveli i spektatorëve

18/01/2013 20:30

Mesatarja e spektatorëve në Kampionatin Spanjoll te Futbollit ka pësuar një rënie prej 3,58% në krahasim me një vit më parë.

Megjithatë, nëse niveli i shikueshmërisë do të mbetet i ngjashëm deri në qershor, ky vit do të vendoset si sezoni i dytë me më shumë shikues në dhjetë vitet e fundit të “Primera Division”-it.

Statistikat e “Liga de Futbol Profesional” (LFP) treguan të premten se 19 ndeshjet e para të sezonit u ndoqën në stadiume nga një total prej 4 733 320 spektatorësh ose një mesatare prej 24 912 tifozësh për ndeshje.

Pas sezonit të shkuar, më i miri i dekadës për shikueshmërinë, ky aktuali konkurron me vitet 2010-11 dhe 2005-06, gjithashtu tepër të mira për “Primera Division”-in.

Të dhënat e publikuara nga “LFP” janë të befasishme, pasi përballë krizës ekonomike, shumë stadiumeve të vjetëruara dhe rritjes së çmimeve të biletave, parashikohej që ky sezon të pësonte një rënie të ndjeshme të mesatares së spektatorëve, në mënyrë të krahasueshme me atë që po ndodh në kampionatin italian.

Në sezonin e shkuar, “Bundesliga” kishte nivelin më të lartë të shikueshmërisë së kampionateve europiane, me një mesatare prej 45 179 spektatorësh për ndeshje, ndjekur nga “Premier League” me 34 601, “Primera Division” me 30 275 dhe “Serie A” me 23 459 spektatorë për ndeshje.

Top Channel