Meksikë, medalisti i Sidneit humb jetën

17/01/2013 04:50

Atleti meksikan, i cili fitoi medalje të argjendtë në Lojërat Olimpike të Sidneit, humbi jetën 2 javë pasi ishte qëlluar në kokë, në një lokal.

Noe Hernandez, i cili doli i dyti në vrapimin prej 20 km, ndërroi jetë rrugës për në spital, pasi pësoi një atak kardiak në shtëpinë e tij.

Atleti 34-vjeçar ishte në një lokal në Meksikë, më 30 dhjetor, kur një sherr nisi në një tavolinë pranë tij.

Një person hapi zjarr, duke vrarë dy persona dhe duke plagosur Hernandezin, si dhe një tjetër.

Policia meksikane është në kërkim të 3 personave, që kanë patur lidhje me agresorin. Por, asnjë nuk është arrestuar deri më tani.

Incidenti ndodhi në Los Reyes La Paz, në qendër të shtetit të Meksikës. Noe Hernandez humbi syrin e tij të majtë, si pasojë e sulmit, si dhe pësoi dëmtime në tru.

Ai humbi gjithashtu edhe pjesën më të madhe të shikimit në syrin e djathtë, teksa po konsideronte mundësinë e një transplanti.

Doktorët e kishin kthyer mbrapsht atletin, i cili kishte shkuar në spital mëngjesin e së mërkurës për një kontroll.

Noe Hernandez u bë një emër i njohur në Meksikë, pas medaljes së argjendtë në Sidnei, ndërkohë që medalja e artë u fitua nga shoku i tij i skuadrës, Bernardo Segura.

Top Channel