Australian Open, avancojnë Federer-Murray

17/01/2013 18:10

Roger Federer, Juan Martin del Potro dhe Andy Murray avancuan lehtësisht në raundin e tretë të “Australian Open”, ashtu si Serena Williams, e cila u shnderruar ne lajm te dites midis femrave per forcen e sherbimit te saj.

Ne ndehsjen e tij, numri dy në botë, zvicerani Federer kaloi lehtësisht veteranin rus Nikolay Davydenko, të mundur në tre sete, 6-3, 6-4, 6-4.

Fituesi i nje rekordi prej 17 Grand Slemesh do të luajë ndeshjen e ardhshme me australianin Tomiç, i cili nga ana e tij mposhti në katër sete gjermanin Brands.

Kalon lehtësisht edhe britaniku Murray, fitues ndaj portugezit Sousa, kryesisht falë shërbimit të shkëlqyer, që e lejoi të fitonte 14 pikë direkte (ace).

Më i vështirë kualifikimi për francezin Tsonga dhe për argjentinasin Del Potro, i cili humbi dy gejme përpara se të fitonte ndeshje e tij 3-2.

Midis femrave, mbresëlënëse Serena Williams, të cilës i nevojitet pak më shumë se një orë ndaj spanjolles Muguruza.

Amerikania, befasoi publikun me një shërbim të një fuqie rekord, me një top që udhëtoi me 207 kilometra në orë, një forcë që mund të gjendet vetëm midis meshkujve.

Kualifikohet edhe ish-numri një në botë, Caroline Wozniacki, e cila mposhti kroaten Vekiç, ndërsa befasia e këtij raundi midis femrave ishte eliminimi i fitueses së Uimbëlldonit në vitin 2011, Petra Kvitovës, e befasuar nga adoleshentja britanike Laura Robson.

Top Channel