Arsenali, gati oferta “e çmendur” për Cavanin

17/01/2013 16:50

Arsenali kërkon me ngulm Edinson Cavanin, bomberin aktual të Napolit dhe për të arritur tek uruguajani, trajneri Arsen Wenger është i gatshëm të parashtrojnë ofertën më të lartë në historinë e klubit.

Ndonëse nuk hyri në detaje, trajneri francez la të kuptohej se “topçinjtë” mund të bëjnë një çmenduri të pazakontë për historinë e klubit të tyre dhe të paguajnë deri 60 milionë euro për 25-vjeçarin.

”Më pëlqen shumë si futbollist. Kushton shumë, nuk mund të mohohet, por Arsenali ka kohë që grumbullon fonde në pritje të futbollistit të duhur”, deklaroi Ëenger.

Më parë, Napoli ka refuzuar dy oferta prej 50 dhe 55 milionë eurosh nga Manchester City për golashënuesin e tij, por tashmë strategjitë e klubit mund të kenë ndryshuar, të paktën kështu beson numri një i stolit të “Emirates”.

”Shumicën e rasteve, çmimet ulen në javën e fundit të merkatos dhe 90% e blerjeve bëhen pikërisht në 48 orët e fundit”, shtoi Wenger.

Arsenali shiti në verë sulmuesin e tij kryesor, Robin van Persie. Holandezi u largua tek Manchester United për 30 milionë euro, para që nuk janë investuar ende nga klubi londinez.

Top Channel