Maradona “divorcohet” me futbollin

16/01/2013 19:00

Legjenda e futbollit botëror, Diego Armando Maradona, duket se ka vendosur që të “divorcohet” përfundimisht nga sporti që e bëri idhull jo vetëm të një kombi, por të një brezi sportdashësish.

Pas disa eksperiencash të dështuara si trajner, midis të cilave më e bujshmja ajo në krye të Argjentinës në vitin 2010, Maradona deklaroi gjatë një takimi me Presidenten e Argjentinës, Cristina Fernandez de Kirchner: “Jam i lodhur nga futbolli dhe nuk dua të merrem më me këtë punë. Më ka ardhur deri në fyt futbolli”.

Reagimi i Maradonës lidhej me shkarkimin e trajnerit të River Plate, Matias Almeyda dhe emërimin “blitz” të Ramon Diaz, në krye të klubit historik të Buenos Airesit.

”Është për t’u përbuzur se si njerëz të nderuar, si Almeyda, trajtohen në këtë mënyrë, pa asnjë lloj respekti nga ana e klubeve”, deklaroi Maradona, i cili si trajner, ka përjetuar disa shkarkime dhe nuk ka arritur kurrë të ngjitet në nivelin që si futbollist e bëri të rivalizonte me Pelen ne opinionin sportiv për rolin e lojtarit më të mirë të historisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA