‘L’Equipe’ vlerëson Barcelonën

16/01/2013 12:10

Lider i padiskutueshëm i kampionatit spanjoll dhe favorit kryesor për fitoren në Champions League, Barcelona e këtij sezoni do të shënojë një epokë.

Ky është mendimi i gazetës franceze ‘L’Equipe’ që i ka kushtuar faqen e parë klubit katalanas.

“Që tani figuron mes ekipeve më të mira të historisë së futbollit. Të habit me cilësinë e lojës dhe rezultatet”, lexohet në brendësi të ‘L’Equipe’.

Gazeta e krahason Barçën aktuale me Realin e viteve ’50, me Interin e Helenio Herrera (1963 dhe 1967), Ajaxin e Johan Cruyff, Bayernin e Franz Beckenbauer dhe Milanin e drejtuar nga Arrigo Sacchi dhe Fabio Capello.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA