Borusia e Dortmundit ka identifikuar tek boshnjaku Edin Dzeko zëvendësuesin e Robert Lewandowski, nese ai do të largohet në fund të këtij sezoni.
Me Manchester United dhe Bajernin e Mynihut që i janë vënë pas talentit polak, kontrata e të cilit skadon në 2014-n, Dortmundi duket se do të jetë i detyruar të pranojë largimin e golashënuesit, për të mos ta humbur pas sezonit të ardhshëm me parametra zero.
Nga ana e tij, vetë Lewandowski nuk ka komentuar asnjëherë për të ardhmen, por për Borusian po bëhet gjithmonë e më e qartë që ai dëshiron të ndërrojë ambient dhe nuk do të rinovojë.
Në këto kushte, i përzgjedhuri për të kryesuar sulmin e kampionëve të Gjermanisë duket se do të jetë Dzeko, i lene jashtë planeve të Manchester City.
Sipas “Sunday Mirror”, kontaktet midis klubit dhe 26-vjeçarit mund të jenë vendosur, ndërsa njeriu që udhëhoqi Wolfsburgun drejt një titulli historik në Bundesligë në 2009-n, në një intervistë për mediat angleze këtë të mërkurë, pranoi se mund të largohet nga City në verë dhe Gjermania do të ishte destinacioni i tij i preferuar.
Top Channel