Live Argjentinë-Austri/ Bardhekaltrit dominojnë me raste, austriakët nuk kalojnë në aventurë (Video)
Jo Anglisë! Mes Roman Abramovich dhe sheikut Mansour, Pep Guardiola zgjedh Gjermaninë dhe bie dakord me Bayern Munchen.
Sipas zërave të fundit, ish-trajneri i Barcelonës ka arritur tashmë një marrëveshje me klubin bavarez për sezonin e ardhshëm. Asnjë firmë me Chelsea-n, aq më pak me Manchester City-n apo United. Tekniku katalanas, me shumë mundësi, do të rinisë nga Bundesliga.
Gjatë ditëve të kaluara, vet trajneri zyrtarizoi rikthimin e tij në pankinë: “Do të nis të drejtoj, sepse jam i ri, vetëm 41 vjeç. Nuk kam ende një skuadër, por do të rikthehem në pankinë”.
Guardiola, me rastin e dhënies së trofeut të katërt të “Topit të Artë” Lionel Messi-t, u përgjigj edhe mbi një pyetje direkte mbi gjermanët: “Bayern ka një trajner të madh si Jupp Heynckes”.
Në atë moment fliste për të tashmen, tekniku katalanas, sepse e ardhmja, në Bavari duket se është e tij.
Top Channel