Cristiano: Champions, prioriteti sezonal për Realin

14/01/2013 10:30

Cristiano Ronaldo ka dhënë një intervistë për fifa.com ku flet për aktualitetin e Real Madrid dhe vazhdimësinë e sezonit aktual.

Ylli portugez theksoi se tashmë që Barcelona gjendet 18 pikë larg në kryesimin e kampionatit spanjoll, Reali ka si prioritet kryesor fitimin e Ligës së Kampioneve: “Nuk e nisëm mirë kampionatin dhe e dimë që rekuperimi është shumë i vështirë. Gjithsesi do të mundohemi të fitojmë ndeshjet tona sepse kemi Kupën e Mbretit dhe Ligën e Kampioneve për të fituar. E dimë që Champions-i është trofeu që duan më shumë tifozët tanë. Sezonin e kaluar arritëm deri në gjysmëfinale, ndërsa këtë sezon duam të kapim finalen e madhe. Fillimisht duhet të mundim Manchester United. Mundësitë janë 50/50, por unë kam shumë besim.”

Në lidhje me kritikat e ashpra që Jose Mourinho, trajneri i madrilenëve, po merr nga mediat dhe tifozët, Cristiano deklaroi: “Njerëzit mund të thonë atë që mendojnë, por them se duhet të kenë pak durim. Mourinho kërkon më të mirën për klubin. Për mua është trajneri më i mirë në botë, ka shumë eksperiencë dhe ka fituar gjithçka.”

Në lidhje me të ardhmen e tij, sulmuesi portugez u shpreh: “Dua të respektoj kontratën me Realin. Më pas, nuk e di se çfarë do të ndodhë.”

Top Channel