Itali, Christian Vieri nën hetim

11/01/2013 17:05

Prokuroria Italiane ka nisur një hetim ndaj ish-futbollistit të Interit, Milanit, Juventusit dhe Lazios, Christian Vieri, i cili dyshohet se ka manipuluar të dhënat e një kompanie që zotëronte së bashku me futbollistin Christian Brocchi, për të përfituar nga ligji i falimentimit.

Dy futbollistët krijuan një biznes, të regjistruar si “BFC&CO” në vitin 2005, por shpallën falimentimin në vitin 2010.

Megjithatë, bilancet e kompanisë nuk janë në gjendje të justifikojnë një “gropë financiare” prej 6-8 milionë eurosh.

Nga të dhënat e Prokurorisë, dyshohet se futbollistët kanë abuzuar me këto fonde të fshehura dhe detyrimet ndaj shtetit e kreditorëve të tjerë.

Në lidhje me këtë çështje, Vieri u mor në pyetje të premten, menjëherë pasi u rikthye në vend pas një pushimi të shkurtër në Dubai ndërsa gjatë ditës, u kryen kontrolle në banesën e tij, të Brocchit, nënave të tyre dhe një ortaku të pestë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA