Galliani: Allegri qëndron, blejmë “San Siro”-n

11/01/2013 16:40

Administratori i deleguar i Milanit, Adriano Galliani, konfirmoi qëndrimin e trajnerit Allegri në klub për sezonin e ardhshëm, përgënjeshtroi zërat për afrimin e disa lojtarëve në këtë merkato të janarit dhe foli mbi mundësinë e blerjes së “San Siro”-s, në një prononcim të së premtes në shtypin italian.

Merkato – “Pato është largimi i vetëm. Për Abaten patën një ofertë nga Zeniti dhe e refuzuam. Për Antoninin nuk ka pasur kurrë ndonjë ofertë dhe as për Boateng, Gallatasaraj nuk është interesuar ndonjëherë. Robinho do të qëndrojë të paktën deri në fund të sezonit. Midis 18 futbollistëve kryesorë të grupit nuk do të ketë asnjë largim. Blerjet? Nuk pres goditje të mëdha nga asnjë skuadër në merkaton dimërore”.

Allegri – Sipas Gallianit, nuk ka asnjë dyshim për qëndrimin e trajnerit, i cili ka një kontratë me klubin edhe për sezonin e ardhshëm. “Allegri do të qëndrojë. Ai ka një kontratë dhe këtë e ka konfirmuar edhe Berlusconi. Nuk kam asnjë koment tjetër për të bërë”.

“San Siro” – Me Interin që planifikon të zhvendoset në një stadium të ri në vitin 2016, Milani bën planet e tij për të ardhmen. “E vështirë të largohesh nga “San Siro”. Gjithmonë kemi menduar se Milano duhet të ketë dy stadiume të mëdha, por nëse është Interi ai që do të largohet, atëherë mund të shqyrtojmë mundësinë e blerjes”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA