Rolet e Walker do të rixhirohen

10/01/2013 17:10

Aktori anglez, Rupert Friend dhe ish-protagonisti i X-Men, James Marsden, janë përzgjedhur për të interpretuar dy role të lënë përgjysëm nga i ndjeri Paul Walker.

Walker, i cili u nda nga jeta në moshën 40-vjeçare pas një aksidenti automobilistik në 30 Nëntor, ishte në mes të xhirimeve për “Fast & Furious 7”, “Agent 47” dhe “The Best of Me”.

E ndërsa në sagën e “Fast & Furious”, roli i Walker ishte drejt fundit ndaj aktori do të jetë përsëri pjesëmarrës edhe pas vdekjes, skenat e luajtura prej tij në dy filmat e tjerë duhet të rixhirohen dhe të përfundohen prej aktorëve të përzgjedhur.

Sipas “Variety”, 32-vjeçari Rupert ka pranuar që të luajë rolin e vrasësit që interpretonte Walker në “Agent 47”, ndërsa edhe më e vështirë do të jetë puna për Marsden, i cili ishte një prej miqve më të Walker, e që ka deklaruar se vendosi të pranonte rolin në shenjë respekti, vetëm për të çuar deri në fund punën e mikut të tij të shtrenjtë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA