Rikthehen Destiny’s Child

10/01/2013 19:35

Në fund të muajit janar, grupi Destiny’s Child do të nxjerrë në treg albumin e ri. Beyonce, e cila fitoi famë fillimisht si një nga tre pjesëtaret e grupit, bëri të ditur lajmin ditën e enjte.

31-vjeçarja shkroi në faqen e saj zyrtare në internet: “Jam krenare të njoftoj se Destiny’s Child do të bëjnë sërish muzikë pas tetë vitesh.”

Albumi do të titullohet “Love Songs” dhe do të jetë i disponueshëm më 29 janar, vetëm 4 ditë para se Beyonce të performojë në pushimin e ndeshjes finale të futbollit amerikan, siç njihet ndryshe “Superbowl”.

Albumi i fundit i Destiny’s Child ka qenë ai me titull Destiny Fulfilled, në vitin 2004. Në vitin 2006 tre vajzat u ndanë duke u përqendruar në karrierën e tyre solo.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA