Paradë yjesh në People’s Choise Awards

10/01/2013 00:00

Yjet e kinemasë dhe muzikës kanë parakaluar në Teatrin Nokia të Los
Anxhelesit, për të marrë pjesë në evenimentin People’s Choise Awards.

Mes figurave të showbizit kanë spikatur më shumë modelja Heidi Klum, aktorja Naomi Watts, këngëtarja Taylor Swift, por edhe yje të tjerë më pak të njohur.

Këta të fundit vijnë kryesisht nga serialet televizive, me të cilat kanë bërë për vete miliona shikues në Shtetet e Bashkuara dhe në të gjithë botën, dikush me komedinë, dikush me thrillerin, vampirët, etj.

Siç kuptohet edhe nga parulla e ceremonisë, në këtë eveniment janë shikuesit që vendosin përmes votave artistin e tyre të preferuar.

Kështu, filmi “Hunger Games” mori çmimin e filmit më të preferuar për vitin 2012, ndërsa Jennifer Lawrence atë të aktores më të mirë protagoniste.

Çmimi për personazhin më heroik dhe alkiminë më të mirë në ekran shkoi për aktorët Liam Hemsworth dhe Josh Hutcherson.

Këngëtarja Christina Aguilera mori People’s Voice Award, ndërkohë që vlerësime nga fansat morën edhe Jennifer Aniston, Robert Downey Jr. e Sandra Bullock.

Top Channel