Kerr “ringjallet” në Turqi

10/01/2013 16:35

Viti 2013 ishte një vit për t’u harruar për Miranda Kerr.

Gjatë 365 ditëve të lëna pas, 30-vjeçarja humbi kontratën e saj me “Victoria’s Secret”, ndërsa i dha fund edhe martesës 3-vjeçare me aktorin hollivudian, Orlando Bloom.

Megjithatë, australiania nuk është e gatshme që të përsërisë të njëjtin vit, ndaj ka nisur 2014-n me energji të ripërtërira.


Miranda ndodhet aktualisht në Turqi, ku për 30 ditë më radhë do të shndërrohet në “magnetin” kryesor të vëmendjes në pasarelat e modës.

E punësuar nga një kompani italiane veshjesh, Kerr u duk e shkëlqyer në Antalia ne diten e pare te punes, duke parakaluar me një varëse të çmuar me vlerë 3 milionë dollarë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA