Gjirokastër, bllokohen 321 kg kanabis

10/01/2013 00:00

Policia e Gjirokastrës ka sekuestruar një sasi prej 321 kg kanabis, por
pa mundur të kapë korrierin e saj. Burimet policore sqarojnë se
operacioni është zhvilluar mëngjesin e sotëm në rrugën
Gjirokastër-Tepelenë.

Nga hetimet paraprake mësohet se lënda narkotike u sekuestrua në mjetin tip ‘Range Rover’ me targë TR 0962 I, i cili drejtohej nga një i ri nga Lazarati. Burime policore bëjnë me dije se mjeti me lëndë narkotike i shoqëruar nga dy autovetura ka mundur të thyejë postbllokun e policisë në vendin e quajtur Uji i Ftohtë.

Blutë e Gjirokastrës janë vënë në ndjekje të tre mjeteve deri në fushat e Luzatit, ku i riu nga Lazarati ka braktisur makinën bashkë me lëndën narkotike, dhe është hedhur me not në anën tjetër të lumit Vjosë duke i shpëtuar policisë. Një nga mjetet shoqëruese u gjet e braktisur në Tepelenë, ndërkohë policia është vënë në kërkim të automjetit të tretë. Policia nis hetimet, ndërkohë që po punon për kapjen e autorëve.
Kur emocionet kthehen në art

Top Channel