“Të gjithë nën një qiell”, quhet lëvizja artistike, që ka bashkuar 21 artistë të rinj në një ekspozitë me të njëjtin emër, e cila ka çelur dyert në Galerinë FAP në kryeqytet.
Me anë të mediumeve të ndryshme, artistët e rinj kanë përcjellë për publikun krijimtarinë e tyre të veçantë, e cila ka të ndërthurur në të një sens të theksuar të zhvillimit të artit konceptual shqiptar.
Në 36 veprat e paraqitura gjenden portrete, peisazhe, grafika, krijime futuristike, si dhe punime ku spikasin qartë motivet tradicionale shqiptare.
Ndër to edhe një tablo, ku kanë punuar të gjithë artistët së bashku. Një përmbledhje idesh të transmetuara në art, të cilat pasqyrojnë qartë diapazonin e gjerë të krijuesve dhe botën e tyre të brendshme.
Top Channel