Smalling, një kamikaz taleban

09/01/2013 17:20

Mbrojtësi i Manchester United, Chris Smalling, kërkoi ndjesë disa orë pasi postoi në rrjetet shoqërore disa fotografi të tij i veshur si një terrorist taleban.

24-vjeçari ngjalli shumë pakënaqësi dhe irritim, kur u vesh si arab dhe vendosi në kraharor një xhup ushtarak, për të simuluar veshjen e kamikazëve.

Smalling u mbrojt duke thënë se kjo veshje ishte një mënyrë për të vënë në lojë pijen e famshme alkoolike “Jagerbomb”, e formuar nga përzjerja e Jagermeister me Red Bull.

Megjithatë, ai u detyrua të kërkonte ndjesë për të gjithë ata që mund të ishin ndjerë të fyer nga ironia e përdorur prej tij.

Gjithsesi, ndjesa e ardhur brenda disa orësh, nuk e shpëtoi futbollistin nga tërbimi i disa prindërve, të cilët kanë humbur djemtë e tyre ushtarë pikërisht në sulme kamikaze në Afganistan apo Irak.

Top Channel