Shayk fiton “Topin e Artë”
09/01/2013 19:40
Ndërsa i dashuri i saj humbi një sfidë të re ndaj Lionel Messit për Topin e Artë, Irina Shayk fitoi virtualisht “Topin e Artë” për linjat e saj të pabesueshme, në fushatën e re publicitare për llogari të shtëpisë kolumbiane të modës, “Agua Bendita”.
27-vjeçarja, e cila u shfaq në formën e saj më të mirë edhe në Zvicër, përkrah futbollistit portugez gjatë prezantimit të çmimit prestigjioz të “France Football” dhe “FIFA”-s, tregoi edhe një herë më shumë përse konsiderohet gjerësisht si një prej femrave më të bukura në botë.
E fotografuar me bikini, rusja realizoi këtë herë edhe disa fotografi të rralla të realizuara nën ujë.
Top Channel