Barçelona është e Flick! Fitojnë La Ligën duke mposhtur Realin e Madridit, dhe festojnë me trajnerin në ditën që humbi babain
Një klub që vetëm disa muaj më parë bëri tripletën, duke fituar kampionatin, Champions dhe kupën, ka më të mirin në radhët e tij… trajnerin.
Jo vetëm kaq, por bëhet fjalë edhe për trajnerin (Pep Guardiola) që zëvendësoi njeriun që udhëhoqi Bajernin drejt këtyre sukseseve, Jup Heinyckes.
Të paktën, ky është mendimi i nënkapitenit, Bastian Schweinsteiger, në një intervistë të publikuar në faqen zyrtare të klubit.
“Trajneri ka një feeling të jashtëzakonshëm për ne futbollistët dhe idetë e tij janë të shkëlqyera. Ai përpiqet të përmirësojë ekipin, duke bërë që lojtarët të vihen në pozita për të shprehur cilësitë e tyre më të mira”, deklaroi Schweini, i cili beson që Bajerni mund të shndërrohet në klubin e parë që mbron titullin në Champions që prej Milanit në vitin 1990.
“Fitimi i një titulli të dytë radhazi në Champions është objektivi im më i madh. Nuk do të jetë e lehtë, pa dyshim dhe e dimë këtë, por nëse qëndrojmë të bashkuar dhe vazhdojmë të luajmë me të njëjtin motivim, atëherë mund t’ia dalim”.
Top Channel