Kupa e Italisë, Lazio gjysmëfinalistja e parë

09/01/2013 03:50

Lazio është gjysmëfinalistja e parë e Kupës së Italisë. Bardhekaltrit e Vladimir Petkovic kanë siguruar rezultatin e 13-të radhazi pozitiv, duke mposhtur 3-0 Catania-n në çerekfinalen e parë.

Lacialët kalojnë në avantazh falë një goditjeje me kokë të Radu, në minutën e 30-të, pas krosimit nga goditja e këndit të Candreva-s.

Catania përpiqet të reagojë me anë të Bergessio-s, por nuk gjen golin e barazimit dhe në të 61-tën dorëzohet pas golit të shënuar nga Hernanes. “Profeti” firmos, më pas, golin e tij të dytë personal, në kohën shtesë të takimit.

Në gjysmëfinale, Lazio do të presë fituesin e çiftit Juventus-Milan.

Top Channel