Milani dhe Interi ndezin natën e madhe të futbollit, 77 mijë tifozë dhe një qytet në ethe
Tabloidi britanik ‘The Sun’ ka publikuar se David Beckham ka marrë një ofertë marramendëse për të luajtur dy sezone në kampionatin e futbollit të Katarit.
Një burim u shpreh: “Kur bëhet fjalë për para’, Katari nuk ka rivalë. Shumë personalitete në Katar mendojnë se Beckham është personazhi i duhur për të zgjuar interesin për futbollin e këtij vendi.”
Po i njëjti burim anonim shton: “Efekti i David Beckham është parë në futbollin e SHBA-së dhe e njëjta gjë do të jetë edhe për Katarin.”
David Beckham po kërkon aktualisht një skuadër në Angli. West Ham United dhe Queens Park Rangers janë interesuar për 37-vjeçarin.
Ndërsa nga ana tjetër, Katari e sheh mesfushorin veteran si një ambasador ideal për Botërorin që do të zhvillohet në vitin 2022 në këtë vend.
Top Channel