Irina “harron” vdekjen e gjyshes

09/01/2013 15:15

Për Irina Shayk, ky ndërrim i viteve nuk ishte më i miri pas vdekjes tragjike të gjyshes së saj në ditët e fundit të 2013-s, por 28-vjeçarja duket se e ka rimarrë veten shumë shpejt.

Në fushatën e saj të fundit publicitare për llogari të kompanisë “Beach Bunny”, modelja ruse rikthehet të befasojë me linjat e saj perfekte.

Sensuale dhe joshëse, Shayk tregoi se përse konsiderohet gjerësisht si një prej femrave më të bukura të planetit, me pozat e përkryera të realizuara në disa plazhe tropikale.

Një markë që po fiton gjithmonë e më shumë popullaritet, “Beach Bunny” konsiderohet nga ekspertët e modës si shumë e guximshme me modelet e saj të bikinive të vegjël apo mbathjeve sexy me shtrat të ulët.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA