“Cristiano tek PSG? Gjithçka është e mundur”

09/01/2013 13:20

Drejtori sportiv i Paris Saint Germain, Leonardo, ka siguruar se nuk ka pasur asnjë kontakt me Real Madrid për të blerë Cristiano Ronaldon, por shtoi se nëse portugezi do të ndërrojë klub në fund të sezonit, “gjithçka është e mundur”.

“PSG është shndërruar në një klub ku gjithçka është e mundur tashmë. Ronaldo ka një kontratë të gjatë me Realin dhe është e vështirë që dikush të largohet nga një klub si Reali. Gjithsesi, PSG është mes 4 klubeve që mund të blejnë një lojtar si Cristiano Ronaldo në të ardhmen”, tha Leonardo për ‘L’Equipe’.

Në lidhje me Leo Messin, Leonardo ishte më i prerë: “Kurrë nuk do të largohet nga Barcelona.”

Drejtori sportiv i klubit francez shprehu pakënaqësinë e tij për faktin se Thiago Silva nuk ishte pjesë e formacionit më të mirë të zgjedhur nga FIFPro: “Nuk e di kush ka votuar, por të shohësh 11 lojtarët më të mirë dhe aty të mos jetë Thiago Silva, është e pamundur.”

Top Channel