Trukimet e ndeshjeve të Barit, 20 vetë nën hetim

08/01/2013 00:00

Mbyllet kapitulli i dytë i skandalit të basteve në futbollin italian që
plasi këtë sezon. Janë më shumë se 20 persona, mes të cilavë drejtues
dhe futbollistë, ata që do të hetohen zyrtarisht për manipulimin e
ndeshjeve në serinë A dhe B.

Sfidat e trukuara sipas prokurorisë së Barit janë përvec të tjerave të përfolura në media, edhe Bari Trevizo dhe Salernitana Bari.

Për të gjithë protagonistët ekziston një akuzë e përbashkët për mashtrim sportiv, ndërsa për disa të tjerë shtohen edhe krijimi i organizatave kriminale dhe pastrimi i parave. Mes personave që do të përgjighen për këto akuza të rënda janë ish portieri Zhan Fransua Zhile’ dhe Kristian Stelini, ish-zëvendësi i trajnerit Konte.

Është kërkuar ndërkohë arkivimi i cështjes dhe heqja e akuzave për mbrojtësin aktual të Interit, Andrea Ranokia. nën hetim më parë, janë vendosur edhe ndeshjet Bari-Sampdoria dhe Palermo-Bari.

Top Channel