Tiranë, tension mes banorëve dhe përmbaruesve

08/01/2013 00:00

Tension mes policisë dhe banorëve që jetojnë në ish-godinën e çerdhes
nr.36, tek zona e njohur si ish-fusha e zezë, tek kryqëzimi i 21
Dhjetorit. Të martën përfundoi afati kur këta banorë duhet të lironin
banesat, të cilat do u rikthehen ish-pronarëve.

Mëngjesin e së martës përmbaruesit, të shoqëruar nga forcat e rendit janë paraqitur për të ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Apelit, por kanë hasur në kundërshtimin e banorëve. Këta të fundit kanë këmbëngulur se nuk do të dalin nga godina, që sipas tyre është pronë shtetërore.

Situata pranë ish-Fushës së Zezë paraqitet e tensionuar në këto momente. Banorët janë konfrontuar fizikisht me forcat e policisë, ndërkohë që një grua tenton të vetëflijohet në tarracën e shtëpisë së saj.

Ndërkohë avokatja e banorëve, Rajmonda Lamnica, ka deklaruar se përmbaruesit po veprojnë në mënyrë të paligjshme. Sipas saj ka një urdhër të gjykatës, që pezullon çdo praktikë nga ana e përmbarimit. “Është një vendim i Gjykatës së Lartë, i datës 24/12/ 2011, që pezullon të gjithë procedurën. Pa u gjykuar në themel çështja nuk mund të veprohet”, ka thënë avokatja.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB