Tifozët ‘ndalojnë’ maratonën e Brazilit

08/01/2013 00:00

Sportisti kenian Eduin Rotish ka vuajtur një ndalesë të papritur në Maratonën e zhvilluar në qytetin brazilian të Kuaibës.

Në aktivitetin e pagëzuar me emrin gara e Mbretit, atleti afrikan arriti të fitojë ndaj rivalëve të tjerë edhe pse një tifoz tentoi ta ndalte në rrugën e tij drejt finishit.

Rotish u sulmua nga tifozi brazilian, por në pak seonda policia neutralizoi agresorin, duke mos lejuar që të cënohej vendi i parë i sportistit në garën e zhvilluar në Sao Silvestre në Sao Paulo. Sipas policisë braziliane, personi që sulmoi sportistin është Uollas de Soza Nogueira, dhe vuan nga probleme mendore.

Top Channel